1.Dokumentacioni i kërkuar:
a. Kërkesë për konkurim – letër motivimi për pozicionin;
a. CV (jetëshkrimi i kandidatit);
b. Fotokopje e kartës së identitetit (ID);
b. Diplomë e arsimit të lartë së bashku me listën e notave në shkenca shoqërore dhe shkenca mjekësore teknike;
c. Vërtetim të gjendjes shëndetësore (Raporti Mjeko-Ligjor);
d. Vërtetim të gjendjes gjyqësore (Dëshmia e penalitetit);
e. Çertifikata ose dëshmi të njohjes së gjuhës/gjuhëve të huaja;
f. eksperiencë pune në profesion, vërtetuar me librezën e punës (nëse ka);
g. vërtetim nga punëdhënësi i fundit, që ndaj tij nuk ka marrë masa disiplinore në fuqi (nëse ka);
h. të paktën një rekomandim ose vlerësim pune nga punëdhënës të mëparshëm (nëse ka);
i. çdo dokumentacion tjetër që vërteton kualifikimet, trajnimet apo të tjera të përmendura në CV që lidhen me fushën përkatëse të aplikimit.
2.Afati i fundit i pranimit të dokumentacionit do të jetë data 03.08.2026, ora: 10:00, pranë Sekretarisë së S. U. “Shefqet Ndroqi”, Adr.: Rr. “Dr. Shefqet Ndroqi”, Sauk, Tiranë.
3. Konkurimi do të kryhet në datë 04.08.2026; ora: 10:00, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të S. U. “Shefqet Ndroqi”, Tiranë, Adr.: Rr. “Dr. Shefqet Ndroqi”, Sauk, Tiranë.
4. Dokumentacioni duhet të dorëzohet origjinal ose i noterizuar, i shoqëruar me fletë inventari për dokumentat e dorëzuara, në Sekretarinë e S. U. “Shefqet Ndroqi”, ose me postë, në adresën: Rruga “Dr. Shefqet Ndroqi”, Sauk, Tiranë.
Rezervo