1.Dokumentacioni i kërkuar:
a. Kërkesë për konkurim – letër motivimi për pozicionin;
b. CV (jetëshkrimi i kandidatit);
c. Fotokopje e kartës së identitetit (ID);
d. Diplomë e arsimit të lartë së bashku me listën e notave;
e. Diplomë e nivelit master;
f. Vërtetim të gjendjes shëndetësore (Raporti Mjeko-Ligjor);
g. Vërtetim të gjendjes gjyqësore (Dëshmia e penalitetit);
h. libreza e punës dhe Vërtetim nga Sigurimet nga E-Albania;
i. çertifikatë ose dëshmi të njohjes së gjuhës/ve të huaja;
j. vërtetim nga punëdhënësi i fundit, që ndaj tij nuk ka marrë masa disiplinore në fuqi (nëse ka);
k. të paktën një rekomandim ose vlerësim pune nga punëdhënës të mëparshëm (nëse ka);
l. çdo dokumentacion tjetër që vërteton kualifikimet, trajnimet apo të tjera të përmendura në CV që lidhen me fushën përkatëse të aplikimit.
Dokumentacioni duhet të dorëzohet origjinal ose i noterizuar, i shoqëruar me fletë inventari për dokumentat e dorëzuara, në Sekretarinë e S. U. “Shefqet Ndroqi”, ose me postë, në adresën: Rruga “Dr. Shefqet
Ndroqi”, Sauk, Tiranë.
Rezervo