Në mbështetje të Udhëzimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale nr. 398, datë 03.06.2026, protokolluar te ne me nr. 810 prot., datë 09.06.2026 “Për procedurat e punësimit, emërimit, pezullimit, lirimit dhe të disiplinës së mjekëve në institucionet shëndetësore publike në Republikën e Shqipërisë, nëpërmjet platformës elektronike”, Spitali Universitar “SHEFQET NDROQI”, shpall konkursin për: 1 (një) vend të lirë pune në pozicionin “Mjek Neurolog”, pranë Shërbimit të Mjekësisë Interne, në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”.

1. Kandidati duhet të plotësojë kriteret për pranim si vijon:

a) Të ketë mbaruar studimet e larta universitare në një fakultet të mjekësisë me program të akredituar nga Ministria e Arsimit.
b) Të ketë mbaruar specializimin pasuniversitar në specialitetin “Neurolog”. (Diplomat sipas pikave a) dhe b) të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur dhe njehësuar, sipas legjislacionit në fuqi nga strukturat përkatëse;)
c) Të jetë i pajisur me Lejen e Ushtrimit të Profesionit lëshuar nga Urdhri i Mjekut (të vlefshme).
d) Të ketë mbrojtur gjuhë të huaj.
e) Të ketë aftësi të mira komunikuese me pacientët dhe personelin e shërbimit.
f) Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtje penale me dashje.
g) Eksperienca në profesion përbën avantazh.
h) Të mos jetë në marrëdhënie pune në një institucion shëndetësor publik (qendër shëndetësore/spital).
i) Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur dhe njehsuar, sipas legjislacionit në fuqi nga strukturat përkatëse.

2. Dokumentet e nevojshme për aplikim:

Kandidatët duhet të aplikojnë nëpërmjet platformës elektronike “Mjek për Shqipërinë” (https://mjeke.shendetesia.gov.al/). Lista e dokumentacionit të nevojshme është:

Jetëshkrimi i kandidatit (CV) (e detyrueshme).
Fotokopje e letërnjoftimit (e detyrueshme).
Diploma Universitare dhe lista e notave. Për kandidatët që kanë studiuar jashtë vendit, diploma e tyre duhet të jetë e njohur nga struktura përkatëse (e detyrueshme).
Diploma e Specializimit dhe lista e notave (Mjek Neurolog). Për kandidatët që kanë studiuar jashtë vendit, diploma e tyre duhet të jetë e njohur nga struktura përkatëse (e detyrueshme).
Leja e ushtrimit të profesionit e vlefshme (e detyrueshme).
Fotokopje e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë dhe gjeneralitetet e kandidatit).
Vërtetim i gjendjes shëndetësore (i detyrueshëm).
Vetëdeklarim për gjendjen gjyqësore (e detyrueshme), sipas shtojcës 1 të këtij njoftimi.
Vetëdeklarim që nuk është në marrëdhënie pune me institucion shëndetësor publik (qendër shëndetësore/spital) (e detyrueshme).
Vërtetim nga UMSH-ja që nuk ka masë disiplinore në fuqi.
Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë apo të tjera të përmendura në jetëshkrim (nëse ka).
Dëshmi të kualifikimeve shkencore (gradë ose titull akademik/shkencor) (nëse ka).
Dëshmi të njohjes të gjuhëve të huaja (nëse ka).
Referenca nga punëdhënësi i mëparshëm (nëse ka).

Mungesa e një prej dokumentave të detyrueshme, e skualifikon automatikisht kandidatin.
Kandidatët të cilët janë të punësuar në një institucion shëndetësor publik nuk mund të konkurrojnë.
Mjekët specialistë me kuotë të lirë apo të mbuluar nuk mund të konkurrojnë nëpërmjet platformës, pa përfunduar specializimin.

3. Vlerësimi i kandidatëve

Kandidatët do të vlerësohen për diplomën, përvojën në shëndetësi, gjuhën e huaj, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën dhe për intervistën me gojë. Totali i pikëve për këtë vlerësim është 50 pikë, përkatësisht:

a) deri në 30 pikë vlerësimi i dosjes;
b) deri në 20 pikë vlerësimi i intervistës me gojë.

Si eksperiencë në profesion, e cila vlerësohet me max. 5 pikë, do të konsiderohet VETËM eksperienca në pozicionin Mjek Neurolog.

Për më tepër, mbi vlerësimin e kandidatëve mund t’i referoheni Udhëzimit nr. 398, datë 03.06.2026 “Për procedurat e punësimit, emërimit, pezullimit, lirimit dhe të disiplinës së mjekëve në institucionet shëndetësore publike në Republikën e Shqipërisë, nëpërmjet platformës elektronike”.

Intervista me gojë do të fokusohet mbi njohuritë për organizimin e sistemit shëndetësor në Republikën e Shqipërisë, eksperiencën në fushën e aplikimit, njohuritë profesionale dhe Kodin e Etikës dhe Deontologjisë Mjekësore.

Gjithashtu, pjesë e intervistës me gojë mund të jenë dhe ligji nr. 10107, datë 30.3.2009, “Për kujdesin shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar; Ligji nr. 55/2022 “Për shërbimin Spitalor në Republikën e Shqipërisë”, ligji nr. 10 383, datë 24.2.2011 “Për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.

4. Njoftimi i kandidatëve dhe shpallja e pikëve

Komisioni i Vlerësimit kryen vlerësimin e dosjes së kandidatëve sipas Shtojca nr. 1, Udhëzim nr. 398, datë 03.06.2026 dhe dërgon për publikim në platformën “Mjek për Shqipërinë” pranë DQOSHKSH-së emrat e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kriteret e pranimit (Faza I), si dhe përcakton vendin, datën dhe orën e zhvillimit të intervistës së strukturuar me gojë (Faza II), e cila zhvillohet me të gjithë kandidatët brenda ditës, në datën, vendin dhe orën e përcaktuar në njoftimin e publikuar në portal. Kandidatët njoftohen nëpërmjet e-mail për vlerësimin e tyre, sipas fazave të zhvilluara.

Kandidatët kanë të drejtën e ankimimit të vlerësimit brenda 48 orëve që nga marrja e njoftimit me email, në ndërfaqen “Ankesa ime” ose në adresën elektronike zyrtare nëpërmjet së cilës janë bërë me dije për vlerësimin [email protected] / [email protected].

Vendimi i arritur pas përfundimit të shqyrtimit të ankimit i bëhet i ditur ankimuesit me shkrim ose nëpërmjet postës elektronike.

Pas përfundimit të afateve të ankimimit dhe shqyrtimit të ankesave, Komisioni i Vlerësimit shpall renditjen e kandidatëve dhe e dërgon pranë DQOSHKSH-së, e cila menjëherë bën publikimin në portalin “Mjek për Shqipërinë”.

Pas përfundimit të afateve të ankimimit dhe shqyrtimit të ankesave, Komisioni i Vlerësimit shpall renditjen përfundimtare të kandidatëve dhe e dërgon atë pranë DQOSHKSH-së, e cila bën publikimin në portalin “Mjekë për Shqipërinë”.

II.

Bazuar në Udhëzim Nr. 398, datë 03.06.2026, protokolluar te ne me nr. 810 prot., datë 09.06.2026 “Për procedurat e punësimit, emërimit, pezullimit, lirimit dhe të disiplinës së mjekëve në institucionet shëndetësore publike në Republikën e Shqipërisë, nëpërmjet platformës elektronike”, Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi”, Tiranë ka shpallur konkursin për 1 (një) vend të lirë pune në pozicionin “Mjek Neurolog” në Shërbimin e Mjekësisë Interne, pranë Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi”, Tiranë, në datat: 27.07.2026 – 03.08.2026.

Referuar shpalljes së bërë në portalin “Mjekë për Shqipërinë”, lista emërore e kandidatëve Mjekë të kualifikuar – Faza e I: për Mjek Neurolog në Shërbimin e Mjekësisë Interne, pranë Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi”, Tiranë, është si më poshtë:

Kualifikohen:

Znj. Aida Agastra.

Skualifikohen:

Z. Saimir Çollaku – pasi nuk përmbush kriteret: g) Vërtetim i gjendjes shëndetësore (i detyrueshëm). i. Deklaratë që nuk është në marrëdhënie pune me institucion shëndetësor publik (qendër shëndetësore/spital) (e detyrueshme) dhe j.) Vërtetim nga UMSH-ja që nuk ka masë disiplinore në fuqi.

Në zbatim të Udhëzimit nr. 398/2026, afatet e ankesave janë brenda 48 orë nga marrja e njoftimit me email.

III.

Bazuar në Udhëzimin e MSHMS me nr. 398, datë 03.06.2026, protokolluar te ne me nr. 810 prot., datë 09.06.2026 “Për procedurat e punësimit, emërimit, pezullimit, lirimit dhe të disiplinës së mjekëve në institucionet shëndetësore publike në Republikën e Shqipërisë, nëpërmjet platformës elektronike”,

Komisioni i Vlerësimit në S.U. “Shefqet Ndroqi”, Tiranë, shpall vlerësimin në konkursin më datë 10.08.2026; ora: 11:00: Për vendin vakant Mjek Neurolog në Shërbimin e Mjekësisë Interne, pranë Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi”, Tiranë, vlerësimi është si më poshtë:

Znj. Aida Agastra – renditet e para (Fituese) me 33.5 pikë.

IV.

Bazuar në Udhëzimin e MSHMS me nr. 398, datë 03.06.2026, protokolluar te ne me nr. 810 prot., datë 09.06.2026 “Për procedurat e punësimit, emërimit, pezullimit, lirimit dhe të disiplinës së mjekëve në institucionet shëndetësore publike në Republikën e Shqipërisë, nëpërmjet platformës elektronike”, pas pritjes së afatit të ankesave, Komisioni i Vlerësimit në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”, Tiranë, shpall fituese: Për vendin vakant Mjek i Neurolog në Shërbimin e Mjekësisë Interne, pranë S.U. “Shefqet Ndroqi”, Tiranë, fituesi është si më poshtë:

Znj. Aida Agastra – shpallet Fituese.

CategoryPublikime

© 2018 Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi”

Powered by Evolve

parfume per meshkuj lodra seksi tirana castle