SHËRBIMI I MJEKËSISË INTERNE

Shërbimi i Mjekësisë Interne merret me diagnostikimin, trajtimin dhe ndjekjen e sëmundjeve të
organeve të brendshme tek pacientët e rritur. Ky shërbim vlerëson raste me simptomatologji të gjerë
ose me problematika komplekse që kërkojnë qasje të integruar klinike.

Fusha e trajtimit

  • Sëmundjet kardiake, në bashkëpunim me shërbimin e kardiologjisë.
  • Hipertensioni arterial.
  • Diabeti mellitus dhe çrregullime të tjera metabolike.
  • Sëmundjet renale.
  • Sëmundjet e heparit dhe të aparatit tretës.
  • Anemitë dhe çrregullimet hematologjike.
  • Infeksionet e ndryshme.
  • Sëmundjet autoimune dhe reumatologjike.
  • Çrregullimet endokrine.

SPITALI UNIVERSITAR “SHEFQET NDROQI”

Veprimtaria diagnostike dhe terapeutike

  • Vizita specialistike sipas nevojës klinike.
  • Ekzaminim i plotë klinik.
  • Analiza laboratorike dhe ekzaminime diagnostike.
  • Shtrim spitalor për trajtim, monitorim dhe ndjekje.
  • Konsulta ndërdisiplinore me specialitete të tjera.
  • Ndjekje e pacientëve me sëmundje kronike.

Shërbimi Universitar i Sëmundjeve Pulmonare

Shërbimi Universitar i Sëmundjeve Pulmonare është një nga strukturat kryesore të spitalit dhe merret
me diagnostikimin, trajtimin dhe ndjekjen e sëmundjeve të mushkërive dhe të rrugëve të
frymëmarrjes. Ky shërbim ka rol të rëndësishëm klinik, universitar dhe kërkimor në fushën e
pneumologjisë.

Patologjitë që trajtohen

SPITALI UNIVERSITAR “SHEFQET NDROQI”

  • Astma bronkiale.
  • Bronkopneumopatia kronike obstruktive (BPOK).
  • Pneumonitë dhe infeksionet e aparatit respirator.
  • Tuberkulozi pulmonar.
  • Fibroza pulmonare dhe sëmundjet intersticiale të mushkërive.
  • Tumoret pulmonare.
  • Embolia pulmonare.
  • Komplikacionet respiratore pas COVID-19 dhe patologji të tjera të aparatit respirator.

Shërbimet që ofrohen

  • Konsulta dhe vizita specialistike pulmonare.
  • Diagnostikim dhe trajtim spitalor për pacientët me patologji pulmonare.
  • Shtrim në pavionet e pneumologjisë, sipas indikacionit mjekësor.
  • Ndjekje dhe trajtim të pacientëve me tuberkuloz.
  • Trajtim të pacientëve me pasoja post-COVID.
  • Bashkëpunim me kirurgjinë torakale për rastet që kërkojnë ndërhyrje kirurgjikale.
  • Veprimtari universitare dhe kërkimore për studentë, specializantë dhe personel mjekësor.

SHËRBIMI I KARDIOLOGJISË DHE HEMODINAMIKËS

Shërbimi i Kardiologjisë dhe Hemodinamikës ofron diagnostikim, trajtim dhe monitorim të
pacientëve me sëmundje të zemrës dhe të qarkullimit të gjakut. Shërbimi përfshin vlerësimin klinik,
ekzaminimet funksionale dhe procedurat invazive kardiologjike.

Patologjitë që trajtohen

  • Sëmundja koronare e zemrës.
  • Infarkti i miokardit.
  • Angina pectoris.
  • Aritmitë dhe çrregullimet e ritmit kardiak.
  • Hipertensioni arterial.
  • Sëmundjet e valvulave të zemrës.

Ekzaminime dhe procedura

  • Vizita kardiologjike.
  • Elektrokardiogramë (EKG).
  • Ekokardiografi.
  • Prova ushtrimore.
  • Monitorim Holter për ritmin kardiak dhe tensionin arterial.
  • Koronarografi dhe angiografi të arterieve koronare.
  • Kateterizim kardiak diagnostik dhe terapeutik.
  • Angioplastikë me balonë dhe vendosje stenti.
  • Kujdes intensiv kardiak për pacientët me infarkt ose gjendje të rënda kardiake.

SPITALI UNIVERSITAR “SHEFQET NDROQI”

Njësia e Hemodinamikës

Hemodinamika është njësia ku realizohen procedurat invazive kardiologjike për diagnostikimin dhe
trajtimin e patologjive koronare dhe kardiake. Në këtë njësi kryhen koronarografi, vendosje stentësh,
vlerësime hemodinamike dhe procedura të tjera me kateter, përfshirë vendosjen e pacemaker-it kur
ka indikacion mjekësor.

SHËRBIMI I KIRURGJISË TORAKALE

Shërbimi i Kirurgjisë Torakale merret me diagnostikimin dhe trajtimin kirurgjikal të sëmundjeve të
kafazit të kraharorit, mushkërive, pleurës, mediastinit dhe disa patologjive të diafragmës. Ky shërbim
ka rëndësi të veçantë për trajtimin kirurgjikal të patologjive torakale.

Patologjitë që trajtohen

  • Kanceri pulmonar.
  • Tumoret e mediastinit.
  • Pneumotoraksi.
  • Hemotoraksi.
  • Empiema pleurale dhe sëmundje të tjera të pleurës.
  • Traumat e toraksit.
  • Noduj dhe masa pulmonare që kërkojnë biopsi ose heqje kirurgjikale.
  • Disa deformime të kafazit të kraharorit.

Procedurat dhe shërbimet

  • Konsulta të kirurgjisë torakale.
  • Biopsi të mushkërisë, pleurës dhe nyjeve limfatike.
  • Kirurgji minimalisht invazive me teknikën VATS.
  • Lobektomi, sipas indikacionit kirurgjikal.
  • Pneumonektomi, kur është e nevojshme.
  • Trajtim kirurgjikal i traumave të kraharorit.

SHËRBIMI I KIRURGJISË SË PËRGJITHSHME DHE ORTOPEDISË

Shërbimi i Kirurgjisë së Përgjithshme dhe Ortopedisë ofron diagnostikim dhe trajtim kirurgjikal për
patologjitë abdominale dhe për problematika të caktuara ortopedike, në përputhje me profilin dhe
kapacitetet e institucionit.

Kirurgjia e përgjithshme

  • Trajtimi kirurgjikal i hernieve.
  • Apendiciti.
  • Patologjitë e tëmthit.
  • Problematikat gastrike me indikacion kirurgjikal.
  • Masa ose tumore abdominale që kërkojnë ndërhyrje kirurgjikale.
  • Urgjencat kirurgjikale abdominale.

Ortopedia

  • Trajtimi i frakturave.
  • Problemet e nyjeve dhe ligamenteve.
  • Dëmtimet traumatike të gjymtyrëve.
  • Patologji ortopedike që kërkojnë vlerësim ose trajtim kirurgjikal.

SHËRBIMI KARDIOVASKULAR

Shërbimi i Kardiovaskular është strukturë e specializuar për ndërhyrjet kirurgjikale në zemër dhe në
enët e mëdha të gjakut, në rastet kur trajtimi medikamentoz ose procedurat endovaskulare nuk janë të
mjaftueshme.

Patologjitë që trajtohen

  • Bllokimet e arterieve koronare.
  • Sëmundjet e valvulave të zemrës, përfshirë valvulën mitrale, aortale, trikuspidale dhe pulmonare.
  • Defektet kongjenitale të zemrës tek të rriturit.
  • Aneurizmat dhe disekimet e aortës.
  • Komplikacionet mekanike pas infarktit të miokardit.
  • Disa forma të aritmive që kërkojnë trajtim kirurgjikal.
  • Patologji tumorale të zemrës.

Ndërhyrjet që ofrohen

  • Bypass aorto-koronar, për rivendosjen e qarkullimit të gjakut në zemër.
  • Revaskularizim multi-arterial ose total-arterial, duke përdorur arteriet mamare.
  • Revaskularizim koronar pa ndalimin e zemrës (OPCAB).
  • Revaskularizim koronar minimal invaziv (MIDCAB).
  • Riparim ose zëvendësim i valvulave të zemrës me valvula biologjike ose mekanike.
  • Korrigjim i defekteve kongjenitale të zemrës tek të rriturit.
  • Operacione të aortës ascendente dhe harkut të aortës.
  • Ndërhyrje për trajtimin e komplikacioneve mekanike të infarktit të miokardit.
  • Ndërhyrje minimalisht invazive për patologjitë valvulare të izoluara ose të kombinuara.

SHËRBIMI I ANESTEZI-REANIMACIONIT

Shërbimi Spitalor i Anestezi-Reanimacionit siguron kujdesin anesteziologjik para, gjatë dhe pas
ndërhyrjeve kirurgjikale, si dhe kujdesin intensiv për pacientët në gjendje kritike. Ky shërbim është
strukturë thelbësore për funksionimin e sigurt të aktivitetit kirurgjikal dhe të trajtimit intensiv.

Reanimacioni polivalent

  • Trajton pacientë në gjendje kritike.
  • Menaxhon insuficiencën respiratore dhe çrregullime të rënda të frymëmarrjes.
  • Trajton komplikacionet pas ndërhyrjeve kirurgjikale madhore.
  • Ofron kujdes për traumën e rëndë.
  • Trajton infeksionet e rënda respiratore dhe sepsis.
  • Siguron mbështetje të funksioneve jetësore me aparatura të specializuara.

Shërbimet që ofrohen

  • Anestezi për ndërhyrje kirurgjikale.
  • Kujdes intensiv 24-orësh.
  • Menaxhim i urgjencave mjekësore dhe kirurgjikale.
  • Trajtim i dhimbjes akute dhe post-operatore.

SHËRBIMI I IMAZHERISË

Shërbimi Spitalor i Imazherisë kryen ekzaminime diagnostike me aparatura mjekësore që
mundësojnë vlerësimin e strukturave të brendshme të trupit. Ky shërbim mbështet vendosjen e
diagnozës, ndjekjen e ecurisë së sëmundjes dhe orientimin e trajtimit mjekësor ose kirurgjikal.

Ekzaminimet kryesore

  • Radiografi (RX), për vlerësimin e kockave, mushkërive, frakturave dhe infeksioneve.
  • Ekografi, për vlerësimin e organeve abdominale, torakale, kardiake dhe të tiroides.
  • Tomografi e kompjuterizuar (CT), për pamje të detajuara të organeve, traumave dhe patologjive të ndryshme.
  • Shintigrafi kockore, renale, pulmonare dhe tiroide.
  • Angiografi dhe ekzaminime me kontrast.

Përdorimi klinik

  • Diagnostikimi i frakturave dhe dëmtimeve.
  • Zbulimi i tumoreve dhe masave të brendshme.
  • Vlerësimi i sëmundjeve pulmonare, kardiake dhe abdominale.
  • Realizimi i biopsive transtorakale, sipas indikacionit mjekësor.

LABORATORI I REFERENCËS SË TUBERKULOZIT

Laboratori i Referencës së Tuberkulozit është strukturë e specializuar me rol të rëndësishëm në
diagnostikimin laboratorik të tuberkulozit në nivel kombëtar. Ai mbështet identifikimin, konfirmimin
dhe ndjekjen e rasteve të dyshuara ose të konfirmuara me TBC.

Veprimtaria kryesore

  • Konfirmimi i rasteve të dyshuara për tuberkuloz.
  • Kryerja e analizave të pështymës dhe mostrave respiratore.
  • Realizimi i kulturave bakteriale për identifikimin e bacilit të tuberkulozit.
  • Përdorimi i testeve të shpejta molekulare, si GeneXpert.
  • Identifikimi i rezistencës ndaj barnave, përfshirë MDR-TB.
  • Mbështetje për laboratorët dhe spitalet e tjera në zgjidhjen e rasteve të vështira.

LABORATORI I REFERENCËS SË TUBERKULOZIT

Laboratori i Referencës së Tuberkulozit është strukturë e specializuar me rol të rëndësishëm në
diagnostikimin laboratorik të tuberkulozit në nivel kombëtar. Ai mbështet identifikimin, konfirmimin
dhe ndjekjen e rasteve të dyshuara ose të konfirmuara me TBC.

Veprimtaria kryesore

  • Konfirmimi i rasteve të dyshuara për tuberkuloz.
  • Kryerja e analizave të pështymës dhe mostrave respiratore.
  • Realizimi i kulturave bakteriale për identifikimin e bacilit të tuberkulozit.
  • Përdorimi i testeve të shpejta molekulare, si GeneXpert.
  • Identifikimi i rezistencës ndaj barnave, përfshirë MDR-TB.
  • Mbështetje për laboratorët dhe spitalet e tjera në zgjidhjen e rasteve të vështira.

NJËSIA E PROGRAMIT KOMBËTAR TË TUBERKULOZIT, VAKSINIMIT DHE FIBROZËS CISTIKE

Njësia e Programit Kombëtar të Tuberkulozit, Vaksinimit dhe Fibrozës Cistike është strukturë
shëndetësore publike që merret me organizimin, koordinimin dhe monitorimin e programeve
kombëtare në këto fusha të shëndetit publik.

Programi Kombëtar i Tuberkulozit

  • Parandalimi dhe kontrolli i tuberkulozit.
  • Zbulimi i hershëm i rasteve.
  • Sigurimi i trajtimit falas me barna anti-TBC.
  • Monitorimi i rasteve rezistente ndaj barnave.
  • Ndjekja e kontakteve të pacientëve të infektuar.
  • Bashkëpunimi me laboratorët dhe strukturat spitalore.

Programi i vaksinimit

  • Organizimi i vaksinimit sipas kalendarit kombëtar.
  • Sigurimi i vaksinave për fëmijët dhe grupet e rrezikut.
  • Monitorimi i mbulimit vaksinal në popullatë.
  • Parandalimi i sëmundjeve infektive, si fruthi, hepatiti B, difteria, tetanusi, pertusis dhe COVID-19.
  • Edukimi shëndetësor i popullatës për rëndësinë e vaksinimit.

Programi për fibrozën cistike

  • Diagnostikimi dhe ndjekja afatgjatë e pacientëve.
  • Trajtimi multidisiplinar në bashkëpunim me specialitete të tjera.
  • Sigurimi i barnave dhe terapive mbështetëse.
  • Përmirësimi i cilësisë së jetës së pacientëve.
  • Koordinimi me qendrat spitalore universitare.

Në tërësi, kjo njësi ka rol koordinues dhe monitorues në nivel kombëtar dhe nuk funksionon si
pavion spitalor i mirëfilltë për trajtim të drejtpërdrejtë.

REPARTI I KONSULTAVE

Reparti i Konsultave është struktura ambulatore ku pacientët marrin vlerësim specialistik, sipas
sistemit të referimit ose sipas tarifave të miratuara. Ky repart shërben si pikë kontakti ndërmjet
pacientit, mjekut specialist dhe shërbimeve diagnostike ose spitalore.

Mënyra e funksionimit

  • Pacienti paraqitet me rekomandim nga mjeku specialist, dispanseria ose nëpërmjet sistemit të tarifave përkatëse.
  • Regjistrohet në sistemin SIIS.
  • Kryen vizitën me mjekun specialist.
  • Merr rekomandim për ekzaminime të mëtejshme, si radiografi, spirometri, CT, ECHO ose ekzaminime të tjera sipas rastit.
  • Në përfundim pajiset me diagnozë, recetë, rekomandim për ndjekje nga mjeku i familjes ose rekomandim për shtrim në spital, kur ka indikacion mjekësor.
  • Pacientët e sistemit të referimit paraqiten edhe me formularë planifikimi për procedura si koronarografia dhe angio-CT koronare.

Kabinetet funksionale

Kabineti i Kardiologjisë

  • EKG
  • ECHO kardiake
  • Vendosje Holter ritmi
  • Holter të tensionit arterial
  • Provë ushtrimore

Kabineti i Endoskopisë Bronkiale

  • FBS
  • Krioterapi
  • EBUS

Kabineti i Endoskopisë Gastrointestinale

  • Fibrogastroskopi
  • Kolonoskopi

Kabineti i Provave Funksionale dhe i Apnesë së Gjumit

  • Spirometri
  • Body plethysmography
  • FENO
  • Polisomnografi
  • Monitorim të frymëmarrjes e oksigjenimit gjatë natës

SHËRBIMI I URGJENCËS PARASPITALORE

Shërbimi i Urgjencës Paraspitalore, i lidhur me Qendrën Kombëtare të Urgjencës Mjekësore
(QKUM), shërben për dhënien e ndihmës së parë, stabilizimin fillestar të pacientit dhe koordinimin e
rasteve urgjente përpara ose gjatë referimit drejt strukturave spitalore.

Funksionet kryesore

  • Ofrimi i ndihmës së parë mjekësore.
  • Stabilizimi fillestar i pacientit.
  • Koordinimi me QKUM dhe strukturat përkatëse spitalore.
  • Orientimi i pacientit drejt shërbimit të duhur, sipas gjendjes klinike dhe nevojës për trajtim të specializuar.

Per cdo informacion na kontaktoni! Kontakt