Në mbështetje të Udhëzimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nr. 205, datë 09.04.2024 “Për proçedurat e punësimit, emërimit, pezullimit, lirimit dhe të disiplinës së mjekëve në institucionet shëndetësore publike në Republikën e Shqipërsië, nëpërmjet platformës elektronike”, Kreu II, Pika 2, Qendra Spitalore Rajonale e Tiranës “SHEFQET NDROQI” , shpall konkursin për: 1 (një) vend të lirë pune në pozicionin “Mjek” i Shërbimit të Urgjencës Paraspitalore, pranë Qendrës Spitalore Rajonale të Tiranës “Shefqet Ndroqi”.

Kandidati duhet të plotësojë kriteret për pranim si vijon:

Të ketë mbaruar studimet e larta universitare në një fakultet të mjekësisë me program të akredituar nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur dhe njehsuar, sipas legjislacionit në fuqi nga strukturat përkatëse;
Të ketë lejen e ushtrimit të profesionit, lëshuar nga Urdhëri i Mjekut, të vlefshme;
Të ketë marrë pjesë në trajnime të ndryshme në fushën e menaxhimit të urgjencave mjekësore, aktivitete shkencore, etj (preferencë):
Të ketë mbrojtur gjuhë të huaj, (preferencë);
Të ketë aftësi të mira komunikuese me pacientët dhe me personelin e shërbimit;
Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
Të mos jetë në marrëdhënie pune në një institucion shëndetësor publik (qëndër shëndetësore/ spital).

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

Kandidatët duhet të aplikojnë nëpërmjet platformës elektronike “Mjek për Shqipërinë” (https://mjeke.shendetesia.gov.al/).
Lista e dokumentacionit të nevojshme është:
Jetëshkrimi i kandidatit (CV);
Fotokopje e letërnjoftimit (ID) – kriter i detyrueshëm për kualifikim;
Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë dhe gjeneralitetet e kandidatit);
Diplomën universitare dhe listën e notave. Për kandidatët që kanë studiuar jashtë vendit, diplomat e tyre duhet të jenë të njohura nga Ministria e përgjegjëse për Arsimin (kriter i detyrueshëm për kualifikim);
Diplomën e specializimit dhe listën e notave (kriter i detyrueshëm për kualifikim, nëse pozicioni është për “Mjek specialist”). Për kandidatët që kanë studiuar jashtë vendit aplikohen të njëjtat kërkesa si shkronja (d) më sipër,
Lejen e ushtrimit të profesionit brenda afateve të vlefshmërisë (kriter i detyrueshëm për kualifikim)
Dëshmi të kualifikimeve shkencore (gradë shkencore ose titull akademik/shkencor),
Dëshmi të njohjes së gjuhës/ve të huaj/a,
Diploma dhe dëshmi të tjera kualifikimesh që lidhen me fushën,
Deklaratë për vërtetësinë e dokumentacionit të ngarkuar online (sipas shojcës 1),
Vetëdeklarim për gjengjen gjyqësore (sipas shtojcës 2).

Mosplotësimi i kritereve të mësipërme si dhe mungesa e një prej dokumentave të detyrueshme, e skualifikon automatikisht kandidatin.

3. Vlerësimi i kandidatëve

Kandidatët do të vlerësohen për diplomën, përvojën në shëndetësi, gjuhën e huaj, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën dhe për intervistën me gojë. Totali i pikëve për këtë vlerësim është 50 pikë, përkatësisht:
a) deri në 45 pikë vlerësimi i dosjes;
b) deri në 5 pikë vlerësimi i intervistës me gojë.

Si eksperiencë në profesion, e cila vlerësohet me max. 15 pikë, do të konsiderohet VETËM eksperienca në pozicionin Mjek.

Intervista me gojë do të fokusohet mbi njohuritë për organizimin e sistemit shëndetësor në Republikën e Shqipërisë, eksperiencën në fushën e aplikimit, njohuritë profesionale dhe Kodin e Etikës dhe Deontologjisë Mjekësore.

Gjithashtu pjesë e intervistës me gojë mund të jenë dhe ligji nr. 10107, datë 30.3.2009, “Për kujdesin shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar; Ligji nr. 55/2022 “Për shërbimin Spitalor në Republikën e Shqipërisë”, ligji nr. 10 383, datë 24.2.2011 “Për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.

Brenda 5 (pesë) ditëve punë, pas përfundimit të afatit të pranimit të aplikimeve, kandidatët njoftohen mbi vlerësimin e Fazës I si dhe mbi vendin, datën dhe orën e zhvillimit të Fazës II (intervista me gojë).
Njoftimi bëhet në adresën elektronike të deklaruar nga aplikantët gjatë afatit të aplikimit.

Kandidatët kanë të drejtën e ankimimit të vlerësimit brenda 48 orëve që nga marrja e njoftimit me email. Ankesa bëhet në ndërfaqen “Ankesa ime” në platformë elektronike ose në adresën elektronike zyrtare nëpërmjet së cilës iu është bërë njoftimi.

4. Njoftimi i kandidatëve dhe shpallja e pikëve

Në përfundim të të dyja fazave, Komisioni i Vlerësimit harton listën me pikët totale për çdo kandidat. Kandidatët njoftohen brenda 24 orëve mbi pikëzimin e tyre. Njoftimi bëhet në adresën elektronike të deklaruar nga aplikantët gjatë afatit të aplikimit.
Kandidatët kanë të drejtën e ankimimit të vlerësimit brenda 48 orëve që nga marrja e njoftimit me email. Ankesa bëhet në ndërfaqen “Ankesa ime” në platformë elektronike ose në adresën elektronike zyrtare nëpërmjet së cilës iu është bërë njoftimi.

Pas përfundimit të afateve të ankimimit dhe shqyrtimit të ankesave, Komisioni i Vlerësimit shpall renditjen përfundimtare të kandidatëve dhe e dërgon atë pranë DQOSHKSH-së e cila bën publikimin në portalin “Mjekë për Shqipërinë”.

CategoryPublikime

© 2018 Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi”

Powered by Evolve

Taxi Tirana Taxi Reykjavik