Në mbështetje të Udhëzimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nr. 205, datë 09.04.2024
“Për proçedurat e punësimit, emërimit, pezullimit, lirimit dhe të disiplinës së mjekëve në institucionet
shëndetësore publike në Republikën e Shqipërsië, nëpërmjet platformës elektronike”, Qëndra Spitalore
Rajonale e Tiranës “Shefqet Ndroqi”, shpall konkursin për: 1 (një) vend të lirë pune në pozicionin
“Mjek Anestezist-Reanimator” pranë Shërbimit të Anestezi-Reanimacionit, në QSRT ”Shefqet
Ndroqi”.

1. Kandidati duhet të plotësojë kriteret për pranim si vijon:
a) Të ketë mbaruar studimet e larta universitare në një fakultet të mjekësisë me program të akredituar
nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë,
b) Të ketë mbaruar specializimin pasuniversitar në specialitetin “Mjek Anestezist Reanimator”
(Diplomat sipas pikave a) dhe b) të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur dhe
njehsuar, sipas legjislacionit në fuqi nga strukturat përkatëse;
c) Të ketë liçencën e ushtrimit të profesionit, lëshuar nga Urdhëri i Mjekut, të vlefshme;
d) Të ketë mbrojtur gjuhë të huaj;
e) Të ketë aftësi të mira komunikuese me pacientët dhe me personelin e shërbimit;
f) Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një
kundërvajtjeje penale me dashje;
g) Eksperienca ne profesion perben avantazh.
h) Të mos jetë në marrëdhënie pune në një institucion shëndetësor publik (qëndër shëndetësore/
spital).
2. Dokumentet e nevojshme për aplikim:
Kandidatët duhet të aplikojnë nëpërmjet platformës elektronike “Mjek për Shqipërinë”
(https://mjeke.shendetesia.gov.al/).
Lista e dokumentacionit të nevojshme është:
a. Jetëshkrimi i kandidatit ( CV) (e detyrueshme)
b. Fotokopje e kartës së identitetit (e detyrueshme)
APLIKIMI:

Afati i aplikimit është 1 (një) javë kalendarike, nga momenti i shpalljes në patformën elektronike
“Mjekë për Shqipërinë”. Aplikimi kryhet në platformën elektronike “Mjek për Shqipërinë”.
Aplikimi kryhet në platformën on-line “Mjek për Shqipërinë”, si dhe një kopje e dokumentacionit

dërgohet pranë Drejtorisë së Spitalit Universitar me postë, ose dorazi.

2
c. Diploma Universitare dhe lista e notave. Për kandidatët që kanë studiuar jashtë vendit, diploma e
tyre duhet të jetë e njohur nga struktura përkatëse (e detyrueshme)
d. Diploma e Specializimit dhe lista e notave. Për kandidatët që kanë studiuar jashtë vendit, diploma e
tyre duhet të jetë e njohur nga struktura përkatëse (e detyrueshme)
e. Leja e ushtrimit të profesionit e vlefshme (e detyrueshme)
f. Fotokopje e librezës së punës
g. Vertetim nga MSHMS qe  verteton se nuk kane detyrime kontrakturale me MSHMS.
h. Dëshmi të kualifikimeve shkencore (gradë ose titull akademik/shkencor)
i. Dëshmi të njohjes të gjuhëve të huaja
j. Çertifikatat e pjesëmarrjes në aktivitetet e edukimit në vazhdim të ndjekura brenda dhe jashtë
vendit
k. Deklaratë për gjendjen gjyqësore (e detyrueshme), sipas shtojcës 3 të Udhëzimit;
l. Deklarate qe nuk eshte ne marredhenie pune me institucion shëndetësor publik (qëndër
shëndetësore/ spital). (e detyrueshme),
m. Formulari i Vetëdeklarimit të gjendjes gjyqësore (e detyrueshme)
n. Raport mjeko – ligjor i tre muajve të fundit (i detyrueshëm në momentin e fillimit të detyrës)
o. Referenca nga punëdhënësi i mëparshëm (nëse ka).
Mosplotësimi i kritereve të mësipërme si dhe mungesa e një prej dokumentave të detyrueshme, e
skualifikon automatikisht kandidatin. Kandidatet te cilet jane te punesuar ne nje institucion
shendetesor publik nuk mund te konkurrojne.
Dokumentacioni i dorëzuar duhet të jetë vetëm në gjuhën shqipe, ose i përkthyer dhe noterizuar. Në
rastin e dorëzimit të dokumentacionit në gjuhë të huaj, ky i fundit nuk do të pikëzohet dhe vlerësohet.
3. Vlerësimi i kandidatëve
Kandidatët do të vlerësohen për diplomën, përvojën në shëndetësi, gjuhën e huaj, trajnimet apo
kualifikimet e lidhura me fushën dhe për intervistën me gojë. Totali i pikëve për këtë vlerësim është 50
pikë, përkatësisht:
a. deri në 45 pikë vlerësimi i dosjes;
b. deri në 5 pikë vlerësimi i intervistës me gojë.
Si eksperiencë në profesion, e cila vlerësohet me max. 15 pikë, do të konsiderohet VETËM
eksperienca në pozicionin Mjek Anestezist-Reanimator.
Për më tepër, mbi vlerësimin e kandidatëve mund t’i referoheni Udhëzimit Nr. 205,
datë 09.04.2024 “Për procedurat e punësimit, emërimit, pezullimit, lirimit dhe të disiplinës së mjekëve
në institucionet shëndetësore publike në Republikën e Shqipërisë nëpërmjet platformës elektronike”.
Intervista me gojë do të fokusohet mbi njohuritë për organizimin e sistemit shëndetësor në Republikën e
Shqipërisë, eksperiencën në fushën e aplikimit, njohuritë profesionale dhe Kodin e Etikës dhe
Deontologjisë Mjekësore.
Gjithashtu pjesë e intervistës me gojë mund të jenë dhe ligji nr. 10107, datë 30.3.2009, “Për kujdesin
shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar; Ligji nr. 55/2022 “Për shërbimin Spitalor në
Republikën e Shqipërisë”, ligji nr. 10 383, datë 24.2.2011 “Për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit
shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.

3
Komisioni i Vlerësimit, brenda 1 (një) ditë pune pas përfundimit të afatit të pranimit të aplikimeve,
vlerëson dokumentacionin e paraqitur nga kandidatët dhe njofton vendin, datën dhe orën e intervistës me
gojë, sipas Udhëzimit të sipërcituar.
4. Njoftimi i kandidatëve dhe shpallja e pikëve
Pas përfundimit të afatit të pranimit të aplikimeve, dhe pas vlerësimit nga Sekretariati, kandidatët
njoftohen mbi vlerësimin e Fazës I si dhe mbi vendin, datën dhe orën e zhvillimit të Fazës II (intervista
me gojë).
Njoftimi bëhet në adresën elektronike të deklaruar nga aplikantët gjatë afatit të aplikimit si dhe në
platformën “Mjekë për Shqipërinë”
Pas përfundimit të afateve të ankimimit dhe shqyrtimit të ankesave, Komisioni i Vlerësimit shpall
renditjen përfundimtare të kandidatëve dhe e dërgon atë pranë DQOSHKSH-së e cila bën publikimin në
portalin “Mjekë për Shqipërinë”.
Në përfundim të të dyja fazave, Komisioni i Vlerësimit harton listën me pikët totale për çdo kandidat.
Kandidatët njoftohen brenda 24 orëve mbi pikëzimin e tyre. Njoftimi bëhet në adresën elektronike të
deklaruar nga aplikantët gjatë afatit të aplikimit.
Kandidatët kanë të drejtën e ankimimit të vlerësimit brenda 48 orëve që nga marrja e njoftimit me email.
Ankesa bëhet në ndërfaqen “Ankesa ime” në platformë elektronike ose në adresën elektronike zyrtare:
[email protected].

CategoryPublikime

© 2018 Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi”

Powered by Evolve

Taxi Tirana Taxi Reykjavik