Në zbatim të detyrimeve të parashikuara në nenin 7, pika 1, shkronja “c”, të Vendimit nr. 9, datë 24.12.2020, të Komisionit Rregullator, të ndryshuar, “Për rregullat e raportimit të veprimtarive me karakter publik të çdo institucioni publik, e me kapital shtetëror, agjencive, enteve shtetërore, kategoritë e veprimtarive të ndaluara, si dhe monitorimin e veprimtarisë, sjelljes dhe përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore para zgjedhjeve, i ndryshuar”,
Lutemi të na vini në dispozicion çdo informacion apo denoncim të çdo rasti të përfshirjes, nxitjes, urdhërimit, shantazhimit apo kërkesës për përfshirjen e punonjësve të Qendrës Spitalore Rajonale të Tiranës “Shefqet Ndroqi” në veprimtari politike apo në mbështetje të një subjekti zgjedhor apo të kandidatit në zgjedhje, në adresat e poshtëshënuara: