1 (një) vend vakant: Drejtor i Drejtorisë së Koordinimit Spitalor:
1.Dokumentacioni i kërkuar:
a. Kërkesë për konkurim – letër motivimi për pozicionin;
b. CV (jetëshkrimi i kandidatit);
c. Fotokopje e kartës së identitetit (ID);
d. Diplomë e arsimit të lartë së bashku me listën e notave;
e. Diplomë e nivelit master;
f. Vërtetim të gjendjes shëndetësore (Raporti Mjeko-Ligjor);
g. Vërtetim të gjendjes gjyqësore (Dëshmia e penalitetit);
h. Të ketë eksperiencë pune në nivel Drejtues ose menaxherial të paktën një vit, në profesion, vërtetuar me librezën e punës;
i. çertifikatë ose dëshmi të njohjes së gjuhës/ve të huaja;
j. vërtetim nga punëdhënësi i fundit, që ndaj tij nuk ka marrë masa disiplinore në fuqi (nëse ka);
k. të paktën një rekomandim ose vlerësim pune nga punëdhënës të mëparshëm (nëse ka);
l. çdo dokumentacion tjetër që vërteton kualifikimet, trajnimet apo të tjera të përmendura në CV që lidhen me fushën përkatëse të aplikimit.
Dokumentacioni duhet të dorëzohet origjinal ose i noterizuar, i shoqëruar me fletë inventari për dokumentat e dorëzuara, në Sekretarinë e S. U. “Shefqet Ndroqi”, ose me postë, në adresën: Rruga “Dr. Shefqet Ndroqi”, Sauk, Tiranë.
2. Për këtë pozicion vakant pune prioritet do të kenë kandidatët personel të Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi”, Tiranë. Kandidatët personel do të vlerësohen sipas dosjes personale pranë Sektorit të Burimeve Njerëzore të S. U. “Shefqet Ndroqi”, Tiranë.
3. Nëse kërkojnë të paraqesin dokumentacion tjetër shtesë duhet të realizohet brenda afatit kohor të përcaktuar në këtë njoftim.
4. Afati i fundit i pranimit të dokumentacionit do të jetë data 11.09.2026, ora: 10:00 pranë Sekretarisë së QSRT “Shefqet Ndroqi”.
5. Konkurimi do të kryhet në datë 14.09.2026; ora 10:00 pranë Drejtorisë së Përgjithshme të S. U. “Shefqet Ndroqi”.
Rezervo