Në mbështetje të Udhëzimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies
Sociale nr. 398, datë 03.06.2026, protokolluar te ne me nr. 810 prot.,
datë 09.06.2026“Për procedurat e punësimit, emërimit, pezullimit,
lirimit dhe të disiplinës së mjekëve në institucionet shëndetësore
publike në Republikën e Shqipërisë, nëpërmjet platformës elektronike”,
Spitali Universitar “SHEFQET NDROQI”, shpall konkursin për: 1 (një) vend
të lirë pune në pozicionin “Mjek Kardiolog (hemodinamist)”, pranë
Shërbimit të Kardiologjisë dhe Hemodinamikës, në Spitalin Universitar
“Shefqet Ndroqi”.

1. Kandidati duhet të plotësojë kriteret për pranim si vijon:

a) Të ketë mbaruar studimet e larta universitare në një fakultet të
mjekësisë me program të akredituar nga Ministria e Arsimit.
b) Të ketë mbaruar specializimin pasuniversitar në specialitetin
“Kardiolog”.
(Diplomat sipas pikave a) dhe b) të cilat janë marrë jashtë vendit,
duhet të jenë njohur dhe njehësuar, sipas legjislacionit në fuqi nga
strukturat përkatëse;
c) Të jetë i pajisur me Lejen e Ushtrimit të Profesionit lëshuar nga
Urdhri i Mjekut (të vlefshme).
d) Të ketë mbrojtur gjuhë të huaj.
e) Të ketë aftësi të mira komunikuese me pacientet dhe personelin e
shërbimit.
f) Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një
krimi apo për kryerjen e një kundërvajtje penale me dashje.
g) Eksperienca në profesion përbën avantazh.
h) Të mos jetë në marrëdhënie pune në një institucion shëndetësor publik
(qendër shëndetësore/spital).
i) Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur dhe
njehsuar, sipas legjislacionit në fuqi nga strukturat përkatëse.

1. Dokumentet e nevojshme për aplikim:

Kandidatët duhet të aplikojnë nëpërmjet platformës elektronike “Mjek për
Shqipërinë” (https://mjeke.shendetesia.gov.al/).
Lista e dokumentacionit të nevojshme është:
a. Jetëshkrimi i kandidatit ( CV) (e detyrueshme).
b. Fotokopje e letërnjoftimit (e detyrueshme).
c. Diploma Universitare dhe lista e notave. Për kandidatët që kanë
studiuar jashtë vendit, diploma e tyre duhet të jetë e njohur nga
struktura përkatëse (e detyrueshme).
d. Diploma e Specializimit dhe lista e notave (Mjek Kardiolog). Për
kandidatët që kanë studiuar jashtë vendit, diploma e tyre duhet të jetë
e njohur nga struktura përkatëse (e detyrueshme).
e. Leja e ushtrimit të profesionit e vlefshme (e detyrueshme).
f. Fotokopje e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë
eksperiencën në punë dhe gjeneralitetet e kandidatit).
g. Vërtetim i gjendjes shëndetësore (i detyrueshëm).
h. Vetëdeklarim për gjendjen gjyqësore (e detyrueshme), sipas shtojcës 1
të këtij njoftimi.
i. Vetëdeklarim që nuk është në marrëdhënie pune me institucion
shëndetësor publik (qendër shëndetësore/spital) (e detyrueshme).
j. Vërtetim nga UMSH-ja që nuk ka masë disiplinore në fuqi.
k. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin
shtesë apo të tjera të përmendura në jetëshkrim (nëse ka).
l. Dëshmi të kualifikimeve shkencore (gradë ose titull
akademik/shkencor) (nëse ka).
m. Dëshmi të njohjes të gjuhëve të huaja (nëse ka).
n. Referenca nga punëdhënësi i mëparshëm (nëse ka).

– Mungesa e një prej dokumentave të detyrueshme, e skualifikon
automatikisht kandidatin.
– Kandidatët të cilët janë të punësuar në një institucion shëndetësor
publik nuk mund të konkurrojnë.
– Mjekët specialistë me kuotë të lirë apo të mbuluar nuk mund të
konkurojnë nëpërmjet platformës, pa përfunduar specializimin.

3. Vlerësimi i kandidatëve

Kandidatët do të vlerësohen për diplomën, përvojën në shëndetësi, gjuhën
e huaj, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën dhe për
intervistën me gojë. Totali i pikëve për këtë vlerësim është 50 pikë,
përkatësisht:

a) deri në 30 pikë vlerësimi i dosjes;
b) deri në 20 pikë vlerësimi i intervistës me gojë.

Si eksperiencë në profesion, e cila vlerësohet me max. 5 pikë, do të
konsiderohet VETËM eksperienca në pozicionin Mjek Kardiolog
(hemodinamist).

Për më tepër, mbi vlerësimin e kandidatëve mund t’i referoheni Udhëzimit
nr. 398, datë 03.06.2026 “Për proçedurat e punësimit, emërimit,
pezullimit, lirimit dhe të disiplinës së mjekëve në institucionet
shëndetësore publike në Republikën e Shqipërisë, nëpërmjet platformës
elektronike”.

Intervista me gojë do të fokusohet mbi njohuritë për organizimin e
sistemit shëndetësor në Republikën e Shqipërisë, eksperiencën në fushën
e aplikimit, njohuritë profesionale dhe Kodin e Etikës dhe Deontologjisë
Mjekësore.

Gjithashtu pjesë e intervistës me gojë mund të jenë dhe ligji nr. 10107,
datë 30.3.2009, “Për kujdesin shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, i
ndryshuar; Ligji nr. 55/2022 “Për shërbimin Spitalor në Republikën e
Shqipërisë”, ligji nr. 10 383, datë 24.2.2011 “Për sigurimin e
detyrueshëm të kujdesit shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, i
ndryshuar.

4. Njoftimi i kandidatëve dhe shpallja e pikëve

Komisioni i Vlerësimit kryen vlerësimin e dosjes së kandidatëve sipas
Shtojca nr. 1, Udhëzim nr. 398, datë 03.06.2026 dhe dërgon për publikim
në platformën “Mjek për Shqipërinë” pranë DQOSHKSH-së emrat e
kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kriteret e pranimit (Faza I), si
dhe përcakton vendin, datën dhe orën e zhvillimit të intervistës së
strukturuar me gojë (Faza II), e cila zhvillohet me të gjithë kandidatët
brenda ditës, në datën, vendin dhe orën e përcaktuar në njoftimin e
publikuar në portal.
Kandidatët njoftohen nëpërmjet e-mail për vlerësimin e tyre, sipas
fazave të zhvilluara.

Kandidatët kanë të drejtën e ankimimit të vlerësimit brenda 48 orëve që
nga marrja e njoftimit me email, në ndërfaqen “Ankesa ime” ose në
adresën elektronike zyrtare nëpërmjet së cilës janë bërë me dije për
vlerësimin [email protected] /
[email protected].

Vendimi i arritur pas përfundimit të shqyrtimit të ankimit i bëhet i
ditur ankimuesit me shkrim ose nëpërmjet postës elektronike.

Pas përfundimit të afateve të ankimimit dhe shqyrtimit të ankesave,
Komisioni i Vlerësimit shpall renditjen e kandidatëve dhe e dërgon pranë
DQOSHKSH-së, e cila menjëherë bën publikimin në portalin “Mjek për
Shqipërinë”.

Pas përfundimit të afateve të ankimimit dhe shqyrtimit të ankesave,
Komisioni i Vlerësimit shpall renditjen përfundimtare të kandidatëve dhe
e dërgon atë pranë DQOSHKSH-së, e cila bën publikimin në portalin “Mjekë
për Shqipërinë”.

CategoryPublikime

© 2018 Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi”

Powered by Evolve

parfume per meshkuj lodra seksi tirana castle