NJOFTIM

PËR SHPALLJE VENDI VAKANT

Qendra Spitalore Rajonale Tiranë “Shefqet Ndroqi”, në mbështetje të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995
“Kodi i Punës së Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, të të nenit 39, të Rregullores së Brendshme
miratuar me vendimin nr. 1, datë 21.12.2023, të Bordit Drejtues, të Udhëzimit nr. 98, datë
19.03.2024“Për Proçedurat e pranimit dhe emërimit të personelit drejtues dhe të lartë në administratën e
QSRT “Shefqet Ndroqi”, njofton shpalljen e 1 (një) vendi të lirë në pozicionin:
 1 (një) Drejtor i Drejtorisë së Koordinimit infermieristik dhe Sigurimit të Cilësisë së Kujdesit
ndaj Pacientit dhe Performancës Spitalore në QSRT “Shefqet Ndroqi”:
1. Dokumentacioni i kërkuar:
a. Kërkesë për konkurim – letër motivimi për pozicionin;
b. CV (jetëshkrimi i kandidatit);
c. Fotokopje e kartës së identitetit (ID);
d. Diplomë e arsimit të lartë së bashku me listën e notave;
e. Diplomë e nivelit master;
f. Vërtetim të gjendjes shëndetësore (Raporti Mjeko-Ligjor);
g. Vërtetim të gjendjes gjyqësore (Dëshmia e penalitetit);
h. Të ketë eksperiencë pune në nivel Drejtues ose menaxherial të paktën një vit, në profesion,
vërtetuar me librezën e punës;
i. çertifikatë ose dëshmi të njohjes së gjuhës/ve të huaja;
j. vërtetim nga punëdhënësi i fundit, që ndaj tij nuk ka marrë masa disiplinore në fuqi;
k. të paktën një rekomandim ose vlerësim pune nga punëdhënës të mëparshëm;
l. çdo dokumentacion tjetër që vërteton kualifikimet, trajnimet apo të tjera të përmendura në CV që
lidhen me fushën përkatëse të aplikimit.
2. Për këtë pozicion vakant pune prioritet do të kenë kandidatët personel të QSRT “Shefqet
Ndroqi”. Kandidatët personel do të vlerësohen sipas dosjes personale pranë Sektorit të Burimeve
Njerëzore të QSRT “Shefqet Ndroqi”.
3. Nëse kërkojnë të paraqesin dokumentacion tjetër shtesë duhet të realizohet brenda afatit kohor
të përcaktuar në këtë njoftim.

_______________________________________________________________________________________________________________________________
Adresa: Rruga “Shefqet Ndroqi”, Tiranë, Albania, Tel/Fax :+355 68 80 46 402, www.sushefqetndroqi.gov.al, [email protected]
4. Afati i fundit i pranimit të dokumentacionit do të jetë data 29.04.2026, ora: 10:00 pranë
Sekretarisë së QSRT “Shefqet Ndroqi”.
5. Konkurimi do të kryhet në datë 30.04.2026; ora 10:00 pranë Drejtorisë së Përgjithshme të
QSRT “Shefqet Ndroqi”.

CategoryPublikime

© 2018 Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi”

Powered by Evolve

Taxi Tirana theth rent a car tirana