1 (një) vend vakant: Specialist (për Buxhetin) në Sektorin e Planifikimeve të QSRT “Shefqet Ndroqi”:

1.Dokumentacioni i kërkuar:
a.Kërkesë për konkurim – letër motivimi për pozicionin;
b.CV (jetëshkrimi i kandidatit);
c.Fotokopje e kartës së identitetit (ID);
d.Diplomë e arsimit të lartë së bashku me listën e notave në shkenca ekonomike;
e.Diplomë e nivelit master së bashku me listën e notave;
f.Vërtetim të gjendjes shëndetësore (Raporti Mjeko-Ligjor);
g.Vërtetim të gjendjes gjyqësore (Dëshmia e penalitetit);
h.Çertifikata ose dëshmi të njohjes së gjuhës/gjuhëve të huaja;
i.Të ketë eksperiencë pune në profesion, vërtetuar me librezën e punës;
j.vërtetim nga punëdhënësi i fundit, që ndaj tij nuk ka marrë masa disiplinore në fuqi;
k.të paktën një rekomandim ose vlerësim pune nga punëdhënës të mëparshëm;
l.çdo dokumentacion tjetër që vërteton kualifikimet, trajnimet apo të tjera të përmendura në CV që lidhen me fushën përkatëse të aplikimit.

2.Afati i fundit i pranimit të dokumentacionit do të jetë data 24.03.2026, ora: 10:00, pranë Sekretarisë së QSRT “Shefqet Ndroqi”, Adr.: Rr. “Dr. Shefqet Ndroqi”, Sauk, Tiranë.
3.Konkurimi do të kryhet në datë 25.03.2026; ora: 10:00, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të QSRT “Shefqet Ndroqi”, Tiranë.

4.Dokumentacioni duhet të dorëzohet origjinal ose i noterizuar, i shoqëruar me fletë inventari për dokumentat e dorëzuara, në Sekretarinë e QSRT “Shefqet Ndroqi”, ose me postë, në adresën: Rruga “Dr. Shefqet Ndroqi”, Sauk, Tiranë.

CategoryPublikime

© 2018 Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi”

Powered by Evolve

Taxi Tirana theth rent a car tirana