Lënda: Informacion për shtyrjen e afatit të dorëzimit të dokumentacionit në vendet vakante të punësimeve në SUSN-në.
KANDIDATËT E INTERESUAR PËR KONKURIMIN NË VENDET VAKANTE
1. Në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 317, datë 18.05.2022, publikuar në Fletoren Zyrtare me nr. 76 datë 20.05.2022, si dhe Urdhërit të Drejtorit të Përgjithshëm nr. 216, datë 23.05.2022, protokolluar me nr. 70/3 Prot., datë 23.05.2022 për “caktimin e ditës së mërkurë datë 25.05.2022, si ditë pushimi për administratën e SUSN”:
Njoftojmë të gjithë Kandidatët e interesuar për dorëzimin e dokumentacionit në vendet vakante të punësimeve në SUSN-në, se afati i dorëzimit të dokumentacionit ndryshon si më poshtë:
ishte:
afati i fundit i pranimit të dokumentacionit pranë Sekretarisë së SUSN-së: datë 25.05.2022, ora: 10:00;
bëhet:
afati i fundit i pranimit të dokumentacionit pranë Sekretarisë së SUSN-së: datë 26.05.2022, ora: 09:00.
Rezervo