Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi”

Me poshte po japim nje historik te shkurter per kete spital :
Ne vitin 1936 ne Spitalin e Pergjithshem të Tiranes është hapur reparti për të semuret me tuberkuloz.
Dr.Petraq Leka ne vitin 1938 filloi punen ne Spitalin Ushtarak dhe nje vit më pas në Spitalin Civil te Tiranes në repartin e Ftiziatrise qe kishte 30 shtreter. Mbas vitit 1941 ne Shqiperi punonin si ftiziater edhe Dr.Shefqet Ndroqi, Dr.Dhimiter Lito, dhe Dr Sezai Agalliu si dhe mjeku me origjine hungareze Dr.Ludovik Kalmar.
Në Shkurt te vitit 1945 ne Spitalin ushtarak te Tiranes kishte nje pavion me 30 shtreter per tuberkulozin qe bashke me pavionin e semundjeve infektive drejtoheshin nga Dr.Sh.Ndroqi. Në Shtator te vitit 1945 në Kodrën e Fuat Beut u krijua një stacionar me 75 shtretër, duke u krijuar keshtu berthamën e Sanatoriumit te ardhshem te Tiranes. Kjo perveç 30 shtreterve per tuberkuloz ne spitalin ushtarak dhe 20 shtreterve per tuberkuloz ekstrapulmonar ne Durres Ne Voskopoje u ngrit reparti me 100 shtreter si konvaleshence per te semuret tuberkulare te stabilizuar. Ky ishte nje lloj sanatoriumi per klimoterapi, ku te semuret me tuberkuloz me proces te mbyllur, jo evolutiv qëndronin për 2 gjer 3 muaj.

Sanatoriumi i pare per te semuret me TB u hap ne Korce ne vitin 1946. Në vitin 1947 në Tiranë u hap dispanseria e parë kundra tuberkulozit. Në vitin 1948 u hapën sanatoriume në Tiranë (me 210 shtreter) me drejtor Dr Shefqet Ndroqin, si edhe ne Shkodër, si dhe sanatoriumet për të sëmurët me tuberkuloz ekstrapulmonar në Vlorë dhe Sarandë.
Nga viti 1947 hapen dispanserite antituberkularee me nga 10 – 20 shtreter ne qytetet kryesore, keshtu ne 1950 kishte 10 dispanseri dhe nje shtrat per 1000 banore, pa llogaritur 520 shtreter te preventoriumeve.

Ne 1950 prane sanatoriumit u transferua reparti i ftiziatrisë se spitalit prej 100 shtreter.
Në vitin 1957, Sanatoriumi i Tiranës u shndrua në Institut për Luftën Kundra Tuberkulozit.
Ne 1961 eshte inaguruar Sanatoriumi ku ndodhet spitali i sotem.
Në vitin 1983 shërbimi i ftiziatrisë u bashkua me atë të pneumologjisë dhe Instituti u quajt: Instituti ë Ftizio-Pneumologjisë, me shef te Ftiziatrise Prof.SH.Ndroqi dhe shef te Pneumologjise Prof.Elez Selimaj.
Ne vitin 1993 eshte shendrruar ne – Spitali Universitar i Sëmundjeve të Mushkërive, SUSM “Shefqet Ndroqi”.

Prej vitit 2008 – Spital Universitar “Shefqet Ndroqi”, Terciar
Sot ai ka nje potencial te mire me kuadro mjekesore me pervoje te cilet punojne me devotshmeri ne mbarevajten e tij.