Publikim

 1 (një) vend vakant: Specialist i Sektorit të Prokurimeve:

1.Dokumentacioni i kërkuar:

a.       Kërkesë për konkurim – letër motivimi për pozicionin;

b.      CV (jetëshkrimi i kandidatit);

c.       Fotokopje e kartës së identitetit (ID);

d.      Diplomë e arsimit të lartë së bashku me listën e notave për shkenca juridike;

e.       Diplomë e nivelit master;

f.        Vërtetim të gjendjes shëndetësore (Raporti Mjeko-Ligjor);

g.      Vërtetim të gjendjes gjyqësore (Dëshmia e penalitetit);

h.      Çertifikata ose dëshmi të njohjes së gjuhës/gjuhëve të huaja;

i.        Të ketë eksperiencë pune në profesion, vërtetuar me librezën e punës;

j.        vërtetim nga punëdhënësi i fundit, që ndaj tij nuk ka marrë masa disiplinore në fuqi;

k.      të paktën një rekomandim ose vlerësim pune nga punëdhënës të mëparshëm;

l.        çdo dokumentacion tjetër që vërteton kualifikimet, trajnimet apo të tjera të përmendura në CV që lidhen me fushën përkatëse të aplikimit.

 

1.       Afati i fundit i pranimit të dokumentacionit do të jetë data 03.08.2022, ora: 10:00 pranë Sekretarisë së Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi”, Adr.: Rr. “Dr. Shefqet Ndroqi”, Sauk, Tiranë.

2.       Konkurimi do të kryhet në datë 04.08.2022; ora 10:00 pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi”, Tiranë.

3. Kandidati duhe të paraqesi Kërkesën së bashku me listën e dokumenteve që ka bashkangjitur.

CategoryPublikime

© 2018 Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi”

Powered by Evolve