THIRRJE PËR APLIKIM PËR DREJTUES TË SHËRBIMIT UNIVERSITAR TË SËMUNDJEVE PULMONARE NË SPITALIN UNIVERSITAR “SHEFQET NDROQI” |
Në zbatim të nenit 28, të Ligjit nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë”, të pikës 5 të VKM Nr. 424, datë 10.5.2017 “Për përcaktimin e kritereve dhe të procedurës së përzgjedhjes të emërimit të drejtuesve të shërbimit në strukturat shëndetësore universitare”, i ndryshuar, Udhëzimit të Përbashkët Nr. 196, datë 11.4.2023 “Për miratimin e kritereve të vlerësimit të kandidatëve për drejtues të shërbimit në strukturat shëndetësore universitare”, Urdhërit e Përbashkët Nr.195, datë 11.04.2023 “Për Ngritjen e Komisioneve të Posaçme për përzgjedhjen e drejtuesëve të Shërbimit të Strukturave Shëndetësore Universitare”, shpallet thirrja për aplikim për drejtues të Shërbimit Universitar të Sëmundjeve Pulmonare në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”.
Dorëzimi i dokumentave bëhet nga data 2-17 Maj 2023
pranë zyrës së burimeve njerëzore të Fakultetit të Mjekësisë, Tiranë |
Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet dhe kriteret si vijon:
- a) Të jetë mjek specialist i diplomuar në fushën e shërbimit për të cilin kandidon;
- b) Në rastet kur kandidati ka vetëm shtetësi të huaj, ai duhet të zotërojë certifikatën e mbrojtjes së gjuhës shqipe, me përjashtim të rasteve kur kandidati ka kryer një cikël të plotë studimesh në gjuhën shqipe;
- c) Të jetë i regjistruar në urdhrin profesional përkatës;
ç) Të zotërojë titullin “Profesor”, “Profesor i asociuar” ose të ketë Doktoratë/PhD të mbrojtur në një nga universitetet e Shqipërisë, të BE-së, SHBA-së, Kanadasë, Turqisë, Australisë ose Japonisë.”
- d) Të jetë mjek pedagog me kohë të plotë, me kontratë me kohëzgjatje të pacaktuar në IAL-në përkatëse dhe të ketë të njëjtin specialitet në shërbimin shëndetësor universitar, për të cilin kandidon, ose të jetë/të ketë qenë mjek pedagog me kohë të plotë i strukturave universitare homologe të Bashkimit Evropian ose vendeve anëtare të OECD;
- dh) Të mos ketë qenë asnjëherë i dënuar me vendim gjykate të formës së prerë;
- e) Të mos ketë asnjë dënim të dhënë nga Urdhri i Mjekut;
ë) Të ketë përvojë akademike si pedagog me kohë të plotë, jo më të vogël se 5 (pesë) vjet. Në rastet kur asnjë nga pjesëtarët e stafit mjekësor nuk plotëson kriterin e sipërpërmendur, mund të pranohen edhe kandidatë me përvojë akademike, jo më të shkurtër se 8 (tetë) vjet pa ndërprerje si pedagog me kohë të pjesshme në fushën ku ai konkurron. Konsiderohet përvojë akademike aktiviteti didaktik i kryer në institucione publike të arsimit të lartë apo në institucione jopublike të arsimit të lartë, të akredituara dhe në programe studimi të akredituara brenda vendit, në periudhën e përvojës së kryer. I njëjti kriter vlen dhe për institucionet dhe programet e akredituara/e njohura në një nga vendet e Bashkimit Evropian ose vendet anëtare të OECD;
- f) Të ketë përvojë klinike/diagnostike jo më pak se 10 (dhjetë) vjet në specialitetin përkatës.
DOKUMENTACIONI I KËRKUAR
Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë zyrës së burimeve njerëzore të Fakultetit të Mjekësisë, Tiranë dokumentat si më poshtë:
- Kërkesa me shkrim e shoqëruar me fotokopjen e dokumentit të identifikimit.
- Jetëshkrimi (CV)
- Diplomë e Mjekësisë së Përgjithshme.
- Diplomë e specialitetit të shërbimit. (Diplomat, të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur dhe njehsuar, sipas legjislacionit në fuqi nga MAS).
- Titullin që zotëron “Profesor”, “Profesor i Asociuar” ose Doktoratë/ PhD. (Titujt, të cilët janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur dhe njehsuar, sipas legjislacionit në fuqi nga MAS).
- Kandidatët që kanë vetëm shtetësi të huaj, duhet të paraqesin çertifikatë/diplomë të njohjes së gjuhës shqipe.
- Licenca e Ushtrimit të profesionit.
- Vërtetim anëtarësimi nga Urdhëri i Mjekut.
- Vërtetim që nuk ka asnjë dënim të dhënë nga Urdhri përkatës.
- Vërtetim nga institucionet, ku vërteton vitet e punës si pedagog (të përcaktohet me kohë të plotë/të pjesëshme, data e fillimit dhe përfundimit të punës ose në vazhdim, departamenti dhe specialiteti mjekësor ku aplikanti ka punuar/punon).
(Kujdes, vertetim apo kontratë pune nga strukturat homologe të huaja, të jenë të përkthyera dhe të noterizuara)
- Formularin e vetëdeklarimit në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”
https://shendetesia.gov.al/formular-vetedeklarimi-3/?preview=true
- Vertetim i gjendjes gjyqësore (Dëshmi Penaliteti)
https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=13259
- Vërtetim nga institucioni/institucionet shëndetësore që kandidati ka përvojë klinike/diagnostike jo më pak se 10 (dhjetë) vjet në specialitetin përkatës.
- Çdo dokumentacion që provon aftësitë profesionale dhe organizative (vitet e punës në pozicione drejtuese etj.)
- Projekt për platformën 4-vjeçare, i cili duhet të përmbajë zhvillimin e shërbimit mjekësor, vizionin dhe objektivat e matshme si dhe rezultatet e pritshme, platformen për zhvillimin e teknologjisë, zhvillimin e burimeve njerëzore dhe administrimin e shërbimit.
Dokumentacioni duhet të jetë kopje e noterizuar dhe në gjuhë shqipe. Në rast paraqitje dokumentacioni në gjuhë të huaj, ky i fundit duhet të dorëzohet i përkthyer dhe noterizuar.
Në përfundim të vlerësimit të dosjeve, lista e të kualifikuarve do të shpallet në faqen zyrtare të MSHMS-së, MAS-it, UMT-së dhe të Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi “.