Publikim vendi vakant – Sp. inxhinjer mjedisi

*    1 (një) vend vakant: Specialist (Inxhinier Mjedisor):

1.Dokumentacioni i kërkuar:

a.       Kërkesë për konkurim – letër motivimi për pozicionin;

b.      CV (jetëshkrimi i kandidatit);

c.       Fotokopje e kartës së identitetit (ID);

d.      Diplomë e arsimit të lartë së bashku me listën e notave në shkencat inxhinjerike (inxhinjer mjedisi);

e.       Diplomë e nivelit master;

f.        Vërtetim të gjendjes shëndetësore (Raporti Mjeko-Ligjor);

g.      Vërtetim të gjendjes gjyqësore (Dëshmia e penalitetit);

h.      Çertifikata ose dëshmi të njohjes së gjuhës/gjuhëve të huaja;

i.        Të ketë eksperiencë pune në profesion, vërtetuar me librezën e punës;

j.        vërtetim nga punëdhënësi i fundit, që ndaj tij nuk ka marrë masa disiplinore në fuqi;

k.      të paktën një rekomandim ose vlerësim pune nga punëdhënës të mëparshëm;

l.        çdo dokumentacion tjetër që vërteton kualifikimet, trajnimet apo të tjera të përmendura në CV që lidhen me fushën përkatëse të aplikimit.

 

1.Afati i fundit i pranimit të dokumentacionit do të jetë data 30.03.2023, ora: 10:00 pranë Sekretarisë së SUSN-së.
2. Konkurimi do të kryhet në datë 31.03.2023; ora 10:00 pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi”, Tiranë. 

3. Dokumentacioni duhet të dorëzohet original ose i noterizuar, i shoqëruar me fletë inventari për dokumentat e dorëzuara, në Sekretarinë e S. U. “Shefqet Ndroqi”, Tiranë, ose me postë, në adresën: Rruga “Dr. Shefqet Ndroqi”, Sauk, Tiranë.

CategoryPublikime

© 2018 Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi”

Powered by Evolve