“Mirëmengjesi, a mund të shkruaj një artikull në lidhje me realitetin në spitalet e Tiranës dhe të ma botoni në gazetën tuaj. Dua të bëj nje pershkrim real pas një qëndrimi 9 ditor me vëllain tim të sëmurë në ambjentet e një spitali këtu në Tiranë”.

Kështu nis mesazhi i Zamira Matoshit dërguar në “Gazetën Shqiptare”, i cili mori një përgjigje pozitive. Gruaja rrëfen eksperiencën e saj të dhimbshme në Sanatorium dhe jep një mesazh për mjekët: jeni shembulli më shpresëdhënës, se ky vend mund të bëhet një ditë.

Nga Zamira Lek MATOSHI

Si na trajtuan për nëntë ditë qëndrimi në spitalin “Shefqet Ndroqi”, Tiranë. Im vëlla, si mijëra shqiptarë të tjerë, prej shumë vitesh jeton në emigrim. Ai zgjodhi ditët e fundit të shtatorit për të bërë një vizitë të shkurtër pesë ditore në Shqipëri, i kushtēzuar nga problemet e punëve të kurbetit, që vetëm ai dhe ata që jetojnë dhe punojnë jashtë Shqipërisë arrijnë t’i kuptojnë.

* Ditën e parë që erdhi pati disa shqetësime në bark, që për ne (familjarët e tij ), por as për tim vëlla vetë, nuk ishin shqetësuese, pasi e justifikuam me ndërrimin e klimës dhe të ushqimeve. Por në të vërtetë kjo dhimbje ishte shkaktuar nga një ulçer hemoragjike në stomak, që për pak kohē mund t’i kushtonte jetën. Gjatë natës gjendja e tij u përkeqësua dhe në mengjesin tjetër ai përfundon në gjendje të rëndë në urgjencën e Spitalit “Shefqet Ndroqi”, që për fat ndodhet shumë afër shtëpisë ku jetojmë.

* Në fakt, ne shkuam në urgjencë vetëm për të marrë ndihmën e parë, sepse nuk kishim asnjë besim as tek doktorët, as tek shërbimi që ne jemi mësuar tash çerek-shekulli të marrim nga spiatalet tona. E vetmja gjë që na shkonte ndër mend ishte të largoheshim sa më parë për tek ndonjë spital privat, edhe pse e dinim mirë se me ç’kosto monetare ishte, por kur njeriu ndodhet përballë një situate të tillë, nuk pyet për asgjë, mjafton që të garantohet jeta.

* Po çfarë ndodhi më pas? Në urgjencë kishte ndryshuar gjithçka.(unë e kisha shumë të lehtë ta vija re ndryshimin, sepse kisha qënē dhe herë të tjera, pasi siç ju thashë, shtëpia ime është shumë afër këtij spitali.Nuk mund të them se herët e tjera mjekët dhe infermjerët nuk më kanë shërbyer, por atëherë ishte një shërbim i një forme tjetër… . Sapo hymë në urgjencē vumë re një rikonstruksion total të ambjenteve, laboratoreve, por edhe personelit… .

* Edhe pse minutat për të ardhur mjeku po na dukeshin orë e ditë, edhe pse personeli pritës i urgjencēs kreu të gjitha procedurat me korrektësi, në mendjet tona vazhdonte sërisht inercia e mendimit paragjykues për bluzat e bardha. Ndërkohë nga kati i dytë, i lajmëruar nga personeli pritës i urgjencës, zbret shefi i kirurgjisë, që bën vlerēsimin e gjendjes së tim vëllai me shpejtësi. Pas konsultës me mjeken gasttrohepatologe, ku duhet theksuar aftësia e saj e jashtzakonshme profesioale në përcaktimin e diagnozës, ata vendosën shtrimin urgjent në spital në pavjonin e kirurgjisë së përgjithshme, pasi në cdo moment ai mund të futej në sallën e operimit. Kështu u vendosëm në një dhomë në katin e dyte, ku edhe filloi procesi i analizave.

* Për fatin e mirë analizat u bënë përpara se gjendja të dilte jashtë kontrollit dhe brenda 3 orëve filloi trajtimi intensiv. Unë s’mund të qëndroj indiferente ndaj ndryshimeve pozitive që vura re në kë spital tē transformuar rrenjësisht. Rregull dhe pastërti apsolute, që nga ambjentet e gjelberuara në oborrin e spitalit e gjer tek dhoma e fundit që mund të ketë.Asnjë ndryshim me spitalet private, përveç numrit të pacientëve nëpër dhoma, edhe ky fenomen i reduktuar dukshëm.Komunikim gati familjar i mjekëve dhe i gjithë personelit me pacientët, komunikim i jashtzakonshëm i eprorëve me vartësit, shpejtësi dhe profesionalizëm qē vetëm ata që kanë qëdruar qoftë dhe një ditë të vetme në këtë spital, do më japin të drejtë, sepse jam e sigurtë se shumica e lexuesve do mendojnë të kundërtën.E di, unë iu jap të drejtë, sepse janë të rralla spitalet në Shqiperi, ku mund të shërbehet në mënyrë të tillë.Pa folur pastaj për Poliklinikat e lagjeve, ku duhet të rrish 2-3 orë në radhë për një konsultë me mjekun e familjes, apo 2-3 orë në radhë për të bërë një analizë të thjeshtë gjaku.

* E pra e vërteta e spitalit “Shefqet Ndroqi” është kjo që po ju përshkruaj dhe që dua ta ndaj me ju të gjithë, e vetmja vërejtje që nuk mund ta anashkaloi eshte mungesa e komunikimit e rojeve tek dera, me pacientët dhe familjarët, mungesë e theksuar etike dhe komunikimi. Eshtë e pafalshme për kompanitë që ofrojnë këto sherbime nëpër spitalet tona që të punësojnë persona të pa trajnuar, kur dihet që puna e tyre ka lidhje të dpd-të me njerëz që janë të ngarkuar emocionalisht, me njerëz që luftojnë me sëmundjen e vet ose të të afërmve të tyre.( as këtu nuk dua t’i fus të tërë në një thes, kishte edhe roje që reflektonin mirësi). Le të kthehemi edhe njëherë tek ambjentet e spitalit në fjalë, ku shikohej qartë lufta që bëjnë bluzat e bardha për të shpëtuar jetët tona. Kam medituar thellë me veten time mbi profesionin e mjekut dhe të infermjerit, që është kaq i bukur, por tejet i vështirë. I vështirë është pak të thuhet, por edhe i paragjykuar, i përbuzur, i goditur, i pavlerësuar dhe aq më keq i pamotivuar nga shteti. Rrogat e mjekëve dhe infermjereve , për ne që jemi nga jashtë spitaleve na duken të mira, por nëse e shikoni nga afër problemin ato janē asgjë në raport me presionin, lodhjen, pagjumësinë dhe përgjegjësinë që ata kanë gjatë ushtrimit të profesionit.

* Unë jam një qytetare e thjeshtë dhe s’kam asgjë në dorë për ta ndryshuar realitetin as në spitale, as në shkolla as në ndonjë fushë fushë tjetër të shoqërisë, por nëse do kisha diçka në dorë PO , pa diskutim që do të 2-3 fishoja rrogat e bluzavevtë bardha dhe s’do vija kurrë shenjën e barazimit mes një mjeku apo infermjeri që iu shërben 3-4 fshatrave me një mijë banorē nē zonat e thella, me një mjek apo infermjer që përballet çdo ditë me dhejtra pacientë në spitalet e mëdha të vendit.

* Dhe për ta mbyllur përshkrimin e këtij qëndrimi 9 ditor në këtë spital, me siguri që lexuesi do jetë kureshtar të dijë se sa paguam ne. Paguam tridhjetë mijë lekë të vjetra, për dy antibiotikë dhe cdo sherbim apo mjekim u mbulua nga spitali.Nisur nga kjo dhe nga gjithcka tjetër që ceka më lart, a nuk paskam unë të drejtë të them një Bravooo të Madhe për gjithë ekipin e sherbimit, duke filluar nga sanitaret, punonjeset e kuzhinës, ekipin e urgjences, infermjeret, kryeinfermjeren, doktorët dhe shefin e pavionit të Kirurgjisë së Përgjithshme në spitalin “Shefqet Ndroqi”, të Tiranēs!

* Një Bravooo të madhe për drejtorin e këtij spitali , që i ka dhēnë një fytyrë të re këtij institucioni kaq të rëndësishëm shëndetësor.Cdo institucion, merr formën e personit që e drejton, duke filluar nga më të thjeshtat deri tek maja e piramidës.

* Të gjithë ju mjekë dhe infermjerë , por edhe personeli mbështetës i Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi”, jeni pa as më të voglin dyshim, shembulli më shpresëdhënës, se ky vend do të bëhet një ditë.

CategoryEvente

© 2018 Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi”

Powered by Evolve